Transmetuar më 29-10-2020, 21:01

Kryetarja e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi duke marrë shkas nga takimi i sotëm i kryetares Monika Kryemadhi me të rinjtë e LRI-së në Elbasan, shprehet se LSI-ja është çdo ditë pranë të rinjve për t’i dhënë zë problemeve të tyre dhe për të garantuar arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkruan se "ndryshe nga rilindja që çdo gjë e ka fasadë, për LSI të rinjtë janë të parët".

Mesazhi i kryetares së LRI-së

"LRI, Elbasan

Nga takimi me super ekipin energjik të Elbasanit

LSI, çdo ditë pranë të rinjve për ti dhënë zë problemeve të tyre dhe për të garantuar arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar!

Ndryshe nga rilindja që çdo gjë e ka fasadë, për LSI të rinjtë janë të parët!

Misioni ynë është kombëtar, për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë tonë!

Urime ekipi i Elbasanit

25 prill, dita e Rinisë, e Shqipërisë".