Transmetuar më 29-10-2020, 19:53

Tea nuk e ka pritur mirë që Ana ka zgjedhur në takim Arjonin, djalin që ajo kishte zgjedhur për të dalë këtë javë. Ajo ia tha këtë gjë djalit gjatë takimit që kishin së bashku, madje shtoi se i erdhi keq që Ana bëri këtë zgjedhje.

Ana tha se ajo e ka zgjedhur Arjonin sepse iu duk një djalë shumë interesant dhe tërheqës dhe se ai ka deklaruar në hyrje që ka një pëlqim paraprak për të.

Ndërsa më pas pyeti Arjonin nëse dëshiron mund të mos dalë në takim me të. Arjoni tha se nuk dëshiron të ndryshojë mendim dhe do të dalë në një takim me Anën, pasi shtoi se pëlqimin për Tean ende nuk e ka shumë të theksuar.

Ana: Si fillim do e nisja me arsyen se përse zgjodha Arjonin. E para nuk më interesonte shumë se si do të shkonte takimi mes tyre. Unë e shikova të arsyeshme që Arjoni më pat thënë është interesante ta njoh.

Tea: Unë e thash që fizikisht më pëlqen Arjoni. Mu duk i përshtatshëm, më pëlqen fizikisht si djalë dhe thash pse mos e njoh më shumë. Në momentin që ai tregohet i lëkundur skam pse të luftoj për të. Ne jemi të kundërta. Ti më ke sugjeruar mua të ftoj Fatjonin, unë e shikoj si shok Fatjonit, por nuk do e ftoja sepse mund të lëndonte ty.