Transmetuar më 29-10-2020, 19:20

Reperi i njohur amerikan Brian Trotter, i njohur nga të gjithë si “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

Mediat e huaja bëjnë me dije se trupi i reperit është gjetur në bagazhin e një makine, rastësisht pas një aksidenti në autostradën Palmetto Expressway, në Miami.

Menyra se si u gjet ai është e tmerrshme.

Policia dyshoi, pasi në makinë vinte një erë e keqe.

Oficerët gjetën trupin e reperit, i cili ishte i mbuluar me një batanije dhe trupi ishte i dekompozuar.

Po punohet për hetimin e ngjarjes së rëndë.