Transmetuar më 29-10-2020, 17:11

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ishte në qytetin e Elbasanit.

Ajo është takuar me të rinj të këtij qyteti që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Elbasani Kryemadhi shprehu shqetësimin e saj pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, që mësimi në universitete të zhvillohet online.

Sipas saj, studentët që e marrin mësimin në laboratore do ta kenë shumë të vështirë që të bëjnë mësim online.

“Sot dëgjuam që universitetet nuk do të happen dhe do të bëhet mësimi online. Si mund të studiojnë studentët online kur mësimin duhet ta marrin në laboratore?” – tha Kryemadhi.

“Universiteti është jetë që bashkëjeton pedagogu me studentin, i jep kurajo të përballet nesër me jetën. Izolimi që iu bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot u bëhet çdo ditë e më shumë mbytës. Mos u dekurajoni sepse frika dhe paniku që ka kapur qeverinë në ikje është një armë shumë e fortë e jona”.

Kryetarja e LSI akuzoi qeverinë për paaftësi.

“Boll më me njerëz që e kanë përdorur politikën dhe jetën e shqiptarëve për interest e tyre. Mos lejoni politikën dhe politikanët si Edi Rama t’ju mashtrojnë. Besojini vetes tuaj pasi vetëm ju mund të ndryshoni Shqipërinë”, – bëri sot thirrje nga qyteti i Elbasanit kryetja e LSI, Monika Kryemadhi.

/NOA.al