Transmetuar më 29-10-2020, 16:14

Ekspertët Teknikë, që analizojnë situatën e koronavirusit në vend, kanë bërë thirrje që secili të ketë kujdes dhe të zbatojë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Pasi bëri publike disa prej masave të propozuara, si mos hapja e universiteteve, apo mbyllja e lokaleve në ish-Bllok, Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se rëndimi i situatës do të na çojë drejt një mbylljeje të dytë.

"Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë.

Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli. /k.k/noa.al/