Transmetuar më 29-10-2020, 15:58

Nëse britanikët thyejnë rregullat anti-Covid, policët do të jenë në gjendje të hyjnë në shtëpi dhe të ndërpresin drekat dhe darkat e Krishtlindjeve.

Kjo është ajo që tha David Jamieson, Komisioneri i West Midlands, në Britaninë e Madhe. Aktualisht, për shkak të kufizimeve, në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, grumbulimet e më shumë se gjashtë njerëzve brenda dhe jashtë janë të ndaluara.

"Nuk është detyra e policisë të ndalojë njerëzit të shijojnë Krishtlindjet. Sidoqoftë, ne duhet të zbatojmë rregullat", tha Jamieson.

E njëjta gjë vlen për ata që po përgatiten të festojnë Hanukkah dhe Diwali, përkatësisht një festë hebreje dhe indiane. Jamieson, në një intervistë për Telegrafin, nuk përjashtoi që ky skenar mund të çojë në "trazira të mundshme". /NOA/