Transmetuar më 29-10-2020, 15:43

Një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Pubilike në Kosovë ka njoftuar se janë kryer gjithsej 1.058 testime, prej të cilëve 284 kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

Nga ana tjetër IKSHPK-ja ka njoftuar se 72 pacientë kanë arritur që të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë. /NOA/