Transmetuar më 29-10-2020, 15:41

Politikanët francezë u bashkuan për të kërkuar masa më të ashpra kundër terrorizmit islamik, pasi tre njerëz u vranë sot në Nicem dy prej tw cilëve iu pre koka.

Vrasja e trefishtë pason një seri të gjatë sulmesh terroriste në Francë, gjatë viteve të fundit, përfshirë masakrën e Charlie Hebdo në 2015, dhe prerjen e kokës së një mësuesi shkolle dy javë më parë, pasi ai shfaqi disa nga karikaturat e revistës.

Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi tha sot  “boll… është koha tani që Franca të heqë dorë nga ligjet e paqes, në mënyrë që të fshijë përfundimisht Islamo-fashizmin nga vendi ynë’.

Emmanuel Macron do të vizitojë Nice sot pasdite, ndërsa një nga kolegët e partisë së tij bëri thirrje për ‘mobilizim total’ kundër ekstremizmit, në atë që një tjetër e quajti një ‘luftë që islamistët po bëjnë mbi kombin tonë’.

Niveli i gatishmërisë së Francës ishte rritur në vendosjen më të lartë të ’emergjencës së sulmit’ pas terrorit të sotëm.

Brenda disa orësh nga sulmi i Nisë, një person i armatosur u qëllua për vdekje nga policia në Paris, ndërsa një tjetër u arrestua për sulmin ndaj një roje në një konsullatë franceze, të Arabisë Saudite.

Duke folur në parlament, ku kishte diskutuar më parë për bllokimin e ri të Francës, Castex tha se sulmi i Nicës ishte "sa frikacak aq dhe barbar".

Prokurorët francezë të antiterrorit kanë hapur një hetim për atë që kryetari i Bashkisë Estrosi e quajti një ‘sulm Islamo-Fashist’.

David Lisnard, kryetari konservator i Cannes, bëri thirrje për një ‘vendosmëri të ashpër dhe të ftohtë për të zhdukur këtë plagë’ pas ‘sulmit të neveritshëm islamik’.

"Veprimi kundër fanatizmit islamik duhet të jetë metodik, i patëmetë, i patundur, i pamëshirshëm," tha Lisnard. – ‘Më shumë se kurrë, ne duhet të mbrojmë Francën dhe vlerat tona, dhe gjithashtu civilizimin tonë. Sepse është luftë qytetërimesh”’.

Anëtarët e partisë LREM të Macron gjithashtu u bashkuan me thirrjen për një përgjigje sa më të ashpër sot, me deputetin Sacha Houlié duke thënë se "mobilizimi ynë kundër terrorizmit islamik është total".

Macron është zotuar të shkatërrojë ekstremizmin në Francë, por mbrojtja e tij e palëkundur e së drejtës për të botuar karikaturat blasfemuese ka shtuar zemërimin në Lindjen e Mesme.

Abdallah Zekri, drejtori i përgjithshëm i Këshillit Francez të Adhurimit Mysliman (CFCM), gjithashtu dënoi sulmin në Nisë sot.

"Unë vetëm mund ta denoncoj sa më fort këtë veprim të frikacakut kundër të pafajshmit," – tha ai.

Zekri u bëri thirrje myslimanëve francezë që të anulojnë festimet për ditëlindjen e Muhamedit, të cilat përfundon të enjten, "në solidaritet me viktimat dhe të dashurit e tyre".

Kryeministeri Britanik, Boris Johnson, e quajti lajmin sulm barbar.

Ngjarja u dënua edhe nga zëdhënësi i kancelares Merkel.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dënoi gjithashtu ashpër ngjarjen.

Ndërkohë Turqia ishte përfshirë një retorikë të ashpër me Francën, pasi revista Charlie Hebdo u tall së fundmi edhe me presidentin e saj, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, gjithashtu paralajmëroi Francën se tallja me Pofetin do të nxiste “dhunë dhe gjakderdhje.”

/NOA.al