Transmetuar më 29-10-2020, 15:01

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin ILir Meta në lidhje me kthimin në Kuvend të dekretit për Kodin Zgjedhor, edhe pse në mesditë mazhoranca e rrëzoi si dekret.

Rama nuk kurseu as ironinë me kreun e shtetit, sikundër me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se se është në pritje të rotacionit politik, por sipas tij kjo do ndodhë për arsye biologjike.

“Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin. Pra për arsye biologjike, moshe apo goditje të sistemeve të mia të frymëmarrjes apo qarkullimit të gjakut unë të largohem nga jeta e Luli si pasoje e biologjisë të bëhet kryeministër, se tjetër program unë nuk e shoh! Vizioni i qartë Rama ik, program s’ka! Ndërsa strategjia është prit biologjinë dhe vazhdo bëj hajgare me aritmetikën. Tha sot 60 pa 15 bëjnë 50 por tamponët”, – ironizoi Rama.

Për kreun e shtetit, kryeministriu theksoi: “Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin të rrëzojë dekretin e tij duke sfiduar parlamentin. Jo vetëm ata që votuan Pro por edhe ata që votuan Kundër, në integritetin e tyre jo si persona, por si anëtarë të këtij parlamenti. Sipas Ilir Metës, ky parlament nuk ka legjitimitet për punën e tij sepse sipas Ilir Metës, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu ju kam sjellë unë me Taulant Ballën, në bashkëpunim  me disa alienë. Ju kemi gjetur në hënë, ju kemi gjetur në mars, madje ndonjë prej jush e kemi gjetur në Jupiter. Të gjithë ju këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Krymeadhit. Ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë", – vijoi Rama. /NOA/