Transmetuar më 29-10-2020, 14:38

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të dekretit nga Kuvendi për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në një postim të shkurtër në "Facebook", Meta ka shkruar se diçka e tillë nuk ishte surprizë, teksa e cilëson Kuvendin si njëpartiak të inceneratorëve dhe mbetjeve. “Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri!”, komenton kreu i shtetit.

Kuvendi rrëzoi pak më parë kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, e kërkuar nga Presidenti Meta, i cili ka kërkuar gjithashtu edhe një opinion urgjent nga Komisioni i Venecias. Por mazhoranca e injoroi edhe këtë të fundit, me 96 vota kundër. /NOA/