Transmetuar më 29-10-2020, 14:20

Policia e qarkut Durrës ka kryer disa kontrolle, duke arrestuar tre persona për akuza dhe vepra të ndryshme penale.  Një prej të arrëstuarve akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 54-vjeçar, i cili vuante nga probleme mendore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në Mamurras, Laç, i kthyer deportiv nga Anglia, ku ka vuajtur dënimin me 8 muaj burg, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në mjet iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9900 euro dhe 35 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

A. C., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2018 i ka caktuar masën e sigurisë " Arrest në burg", për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

I.K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 31.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 82 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".