Transmetuar më 29-10-2020, 12:35

Pak pas sulmit terrorist me tre të vdekur pranë Katderales së Nisës, Franca ka regjistruar një tjetër atentat, por këtë herë të dështuar.

Një burrë i armatosur me thikë u vra nga policia në Avignon, sipas shtypit transalpin, që specifikon se autori i dyshuar ka tentuar të sulmojë policët në rrugë.

Mësohet se ai kishte bërtitur "Allah Akbar" përpara se të ekzekutohej nga agjentët.

Në të njëjtën kohë, ka pasur jë sulm mbi konsullatën franceze në Jeddah, Arabi Saudite, ku një roje u plagos nga një shtetas saudit.

Ndërkohë, burri, i cili pretendohet se mori përgjegjësinë për sulmin në Nisë, tha se emri i tij ishte "Brahim" dhe veproi i vetëm. Sulmuesi i dyshuar nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin. Hetuesit morën shenjat e gishtërinjve të tij për të gjetur identitetin e tij të saktë. /NOA/