Transmetuar më 29-10-2020, 11:35

Një debat i ashpër është regjistruar sot në seancën parlamentare mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj.

Ishte fillimisht deputeti që hodhi akuza ndaj policisë për gjobat që po vendos për mos mbajtjen e maskave.

Debati degjeneroi në sherr, teksa ministri iu kundërpërgjigj Murrizit. Lleshaj tha se “Murrizi ka qenë polic dhe polic ka mbetur”.

"Polic ke qenë dhe polic ke mbetur, nuk merret policia me deputetët. Ke qenë polic dhe ke dështuar me policinë financiare. Zbatoni ligjin, sepse përballë ligjit je askushi, – i është drejtuar Lleshaj, deputetit Murrizi. – E ke të vështirë ta trashësh zërin, ti s’e di nga jam unë… Deputetët duhet të jenë të parët model".

Ndërkohë që ish-deputeti i Partisë Demokratike, me mikrofon të mbyllur i është kthyer: "Ik or mos bëj dërr dërr…".

Më pas, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ftuar ministrin Lleshaj të ulet në sallën e Parlamentit. /NOA/