Transmetuar më 29-10-2020, 11:25

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrajse për hakmarrje” për Blendi Tetën, një nga bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasjes së Santiago Malkos.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale, duke iu rënduar tashmë pozita. Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës në datën 3 nëntor. Blendi Teta është i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019.

Prova në ngarkim të Blendi Tetas janë të dhënat e përftuara nga përgjimet telefon dhe të dhëna nga ekzaminimi teknik kompjuterik i aparatit celular. Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos.

Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes. Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike

Malko është emër i njohur për policinë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. /NOA/