Transmetuar më 29-10-2020, 09:41

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 vëllezër, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet.  Pasi kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Quantity”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.D., 28 vjeç,  K.O., 26 vjeç  dhe  A.O., 29 vjeç , (vëllezer)  të tre banues nëTiranë .

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D.

Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar kanabis sativa.  Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vëllain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje dhe tre aparate celular. /NOA/