Transmetuar më 29-10-2020, 09:08

Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua pasditen e së martës nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu, do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit. Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambjentet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.

Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Sipas hetimeve dhe aktit të ekspertimit, thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivët e policisë, të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallën operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një përson tjeter.

Por nga ana tjeter bashkëshortja e avokatit, e cila është dhe zv kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Shaqe Marinaj pretendon se janë ofenduar dhe dhunuar nga efektivi i policisë Myrteza Mehmeti, për të cilin ka bërë padi në SHÇBA. /NOA/