Transmetuar më 29-10-2020, 08:40

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë publik nga vetë mininistria, e cila njofton se Balluku rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19.

Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

"Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë", – thuhet në një njoftim për shtyp të MIE-s.

Balluku është funksionarja e parë e lartë në kabinetin qeveritar Rama që infektohet me Covid-19. Para saj, janë prekur nga sëmundja edhe zyrtarë të tjerë, mes të cilëve edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /NOA.al/