Transmetuar më 15-10-2020, 15:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, njoftoi sot nga Sofia, se me Zëvendëskryeministren e Parë për Reformën në Drejtësi dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva, sot nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave.

Cakaj tha se me zonjën Zaharieva, "biseduam edhe për shtyrjen përpara të një varg projektesh tjera me rëndësi strategjike, nga nxitja e shkëmbimeve ekonomike deri te zhvillimi i lidhjeve energjetike."

"Po ashtu, , – informoi Cakaj, – theksuam se Shqipëria tashmë ka bërë përparim të qëndrueshëm për të vazhduar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Edhe Bullgaria mbështet Shqipërinë për të marrë një ulëse në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme për 2022-2023. /e.k/noa.al/