Transmetuar më 28-10-2020, 23:10

Barcelona ka arritur të marrë tre pikë më vlerë përballë Juventusit,

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në Torino, përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të katalanasve.

Ishin golat e Dembele dhe Messit me 11 metërsh, që i dhanë 3 pikët spanjollëve.

Vlen të theksohet që Juventus mbeti me një lojtar më pak në minutat e fundit pas dy kartonave të verdhë të Demiral.

Gjithashtu në këtë takim mungonte Cristiano Ronaldo për shkak se është ende pozitiv me Covid-19.

Pas dy ndeshjeve Juventus mban vendin e dytë në Grupin G me 3 pikë, ndërsa Barcelon a para me 6 pikë të plota.