Transmetuar më 28-10-2020, 21:29

Tre persona në Dibër humbin kontaktet me familjarët.

Bëhet fjalë për një inixhinier miniere dhe dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë.

Ka qenë S. H., i cili gjatë ditës së sotme rreth orës 18:15, ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve./noa.al/