Transmetuar më 28-10-2020, 18:58

Pak orë përpara seancës parlamentare, në të cilën mazhoranca pritet të rivotojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish.

Duke iu referuar postimit të Kryetarit të  Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, kreu i shtetit thotë se ka ende kohë për reflektim.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim”, shkrun Meta në Facebook.

Presidenti i është drejtuar edhe Komisionit të Venecias, dhe për të cilën Bashkimi Europian kërkon që ndryshimet në kod të bëhen pas opinionit të komisionit. /k.k/noa.al/