Transmetuar më 28-10-2020, 16:05

Diego Armando Maradona është në izolim, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar me koronavirus.

Një nga ndihmësit e tij tregoi simptoma nga Covid-19, duke u zgjuar me një kollë dhe ethe. Dhe ‘Pibe de or’, trajneri aktual i Gimnasia La Plata në Argjentinë, tani po pret përgjigje pas kontrolleve parandaluese.

Maradona rrezikon të humbasë ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Patronato të premten, ditën që ish sulmuesi do të festojë 60-vjetorin e lindjes.

‘El Diez’ është në izolim në shtëpinë e tij në Brandsen, në provincën e Buenos Aires. /E.A/ NOA.al