Transmetuar më 28-10-2020, 15:50

Vijojnë gjobat gjithnjë e në rritje për shkak të mungesës së mbajtjes së detyrueshme të maskës në 24 orët e fundit në vend.

Sipas Policisë, në 24 orët e fundit janë gjobitur 706 qytetarë me masën administrative 3000 lekë, pasi janë konstatuar pa maska.

Gjithashtu mësohet se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia i ka bërë apel qytetarëve për respetimin e masës, teksa vijon se duhet të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse. /E.A/ NOA.al