Transmetuar më 28-10-2020, 13:28

Reperi i njohur amerikan Brian Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia.

Policia ka gjetur mbrëmjen e djeshme të pajetë reperin e njohur, Brian Trotter.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

BBC shkruan se pas një aksidenti në autostradë, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë ndërsa kanë arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain.

Ky i fundit është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë si dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Nga autopsia rezulton se Trotter është qëlluar për vdekje disa herë.

Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës.

Sipas mediave të huaja, edhe mizat gumëzhinin pranë vendit të ngjarjes.

/NOA.al