Transmetuar më 28-10-2020, 13:20

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të‰ Greqisë, Konstantinos Vlassis si dhe ambasadori grek në Tiranë Sofia Filippidou morën pjesë në përvjetorin që u zhvillua në varrezat ushtarake në Vouliarati, si dhe vizituan edhe varrin e Konstandin Katsifa.

Zv. ministri i jashtëm i Greqisë Kostas Vllasis gjatë vizitës në Bularat sot në festën Kombëtare të Greqisë,  para ceremonisë zyrtare vizitoi familjarët e Kostandin Kacifas, si dhe varrin e tij.

Ndërkohë gjatë ceremonisë Vllasis iu drejtua popullsisë së minoritetet grek në Shqipëri për të siguruar mbështetjen e Athinës.

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm”.

“Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë”, – tha ai.

Kasifas, i armatosur, me prirje nacionaliste greke, qëlloi me armë ndaj forcave të rendit dhe për pasojë u vra dy vite më parë nga RENEA.

/NOA.al