Transmetuar më 28-10-2020, 10:10

Dieta mesdhetare është marrë në mbrojtje nga UNESCO si trashëgimi kulturore, që prej vitit 2010, si pasojë e shumë të dhënave që vërtetojnë vetitë e saj të dobishme për shëndetin e njeriut.

Për herë të parë, ajo është vënë në vëmndje në mes të shekullit te 19-të pas një studimi te 7 vendeve, i cili tregoi se, popujt ne Danimarke dhe Greqi konsumonin të njëjten sasi (të lartë) yndyre, por danezët kishin shfaqjen më të lartë të sëmundjeve të zemrës ndersa greket atë më te ulten.

Kjo vecori evidentoi faktin se cilësia e yndyrës është më e rëndësishme se sasia e saj, që konsumohet në dietë.

Meritat, natyrisht i mori vaji i ullirit, që më pas u kthye ne simbol të dietës mesdhetare dhe jetëgjatësisë që ajo premton.

Hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar se absorbimi i licopenit – substanca e kuqe që gjendet në domate – ka rritje drastike në efektivitet kur kombinohet me proteinë qumështi.

Ata besojnë se efektet e përdorimit të një kombinimi të tillë – e njëjtë me ata të cilët hanë dieta Mesdhetare– mund ta reduktojnë zhbllokimin e artereve që ndodh gjatë sëmundjeve të zemrës.

Licopeni njihet për parandalimin e arterosklerozës, por rrallëherë absorbohet në formë natyrale.

Në eksperimentet e mëhershme, formula e quajtur LactoLycopene, e kishte përmirësuar qarkullimin e gjakut për 53 për qind te pacientët të cilët kishin qenë të diagnostikuar me ndonjë sëmundje të zemrës.Joseph Cheriyan thotë se pilulat nuk janë zëvendësim i një diete të shëndetshme, por u ofrojnë përfitime shtesë tretmanëve të ndryshëm të sëmundjeve të zemrës.

Vlen të ceket se sëmundjet e zemrës mbeten ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Të ushqehesh sipas dietës mesdhetare do të thotë të konsumosh:

Cdo ditë fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime të stinës (me bazë ngjyrën jeshile), sa me pak të përpunuara

Cdo ditë drithëra integrale të ndryshme (grurë, misër, oriz, bulgur, hikërror, tërsherë, elb); fasule te llojeve të ndryshme (thjerrza, qiqra, fasule me ngjyra)

2-3 herë në javë peshk dhe prodhime deti; fruta te thata dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); eërza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, marjoram, trumza etj.

Disa herë në javë, sasi të kufizuara mishi shpendesh, bulmet te yndyrshem, vezë

Pak herë në muaj: mish të kuq dhe ëmbelsira

Në gatim përdoret vetëm vaji i ullirit i përpunuar në të ftohtë dhe shumë pak gjalpi i bagetisë.

Tipare të rëndësishëm të dietës mesdhetare janë edhe konsumi i moderuar i verës së kuqe, konsumi i çajrave bimore si çaji i malit dhe hidratimi i mjaftueshëm me ujë natyral.

Dieta mesdhetare eshte nje koncept që shkon përtej ushqimit, është një mënyrë jetese qe ka në fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave të gatimit me njëri tjetrin), angazhimin fizik në sigurimin e ushqimit, përpunimin artizanal dhe jo industrial të tij, ekspozimin në diell dhe mbi të gjitha “gjithcka me masë”.

/S.H /NOA.al