Transmetuar më 28-10-2020, 08:59

Shtetrrethimi nuk mjafton më kundër koronavirusit dhe disa vende do përgatiten për “lockdown” në Europë.

Të parët që janë izoluar do të jenë francezët dhe gjermanët, me qeverinë Merkel që propozon një “lockdown light” nga 4 nëntori.

Të infektuarit në botë i janë afruar ndërkohë shifrës 44 milionë persona. Në SHBA, vetëm brenda një jave numërohen 500 mijë të infektuar. Në Kinë, vetëm 42 vetë në një ditë: numri më i lartë që nga 10 gushti.

Meksika ndërkohë ka prekur shifrën 900 mijë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, vendi ka konfirmuar 5.942 pozitivë dhe 643 të vdekur në 24 orët e fundit, për një total prek 901.268 dhe 89.814 viktima.

Bilanci i të vdekurve të shaktuar nga koronavirusi në Indi ka kaluar kuotën e 120 mijë personave, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 8 milionë. Sipas të dhënave që vijnë nga “Johns Hopkins University”, India është vendi i dytë në botë për numrin e rasteve (7.990.322) pas SHBA-ve (8.778.680).

Kina ka regjistruar 42 raste të reja me Covid-19, numri më i lartë nga 44 të tillë më 10 gusht, për vatrën e diktuar nga autoritetet në Xinjiang, rajon në veriperëndim. Bëhet fjalë sipas të dhënave nga Komisioni Shëndetësor Kombëtar, për 22 të prekur me transmetim shtëpiak të zbuluar në zonën e Kashgarit, ku testet në masë kanë sjellë edhe 19 të infektuar asimptomatikë. Rastet e rëndësishme në vend janë në fakt vetëm 20.

Një “lockdown "light", duke filluar që nga 4 nëntori dhe për të gjithë muajin i vlefshëm për të gjithë territorin gjerman. Është ky propozimi i shkruar në një dokument që kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajë në një mbledhje me guvernatorët e Landeve. Sipas gazetës “Bild”, do të mbyllen baret, restorante, qendrat sportive, teatro dhe kinema, grumbullimet do të ndalohen, përfshirë manifestimet publike. Do të qëndrojnë të hapura në fakt azilet dhe shkollat.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër numër rekord prej më shumë se 500 mijë të infektuarish të rinj me Covid-19, me një mesatare ditore prej 71 mijë rastesh në ditë. Do të jenë të shumta edhe qytetet ku do të shtrëngohen masat për të frenuar një përhapje të mundshme të pandemisë.

Në Newark, në Nju Xhersi, është aktivizuar shtetrrethimi, ndërsa në El Paso, në Teksas, është dhënë urdhri për të qëndruar dy javë mbyllur në shtëpi. Në Çikago, janë ndërprerë shërbimet në brendësi të restoranteve, siç është vendosur në shtetet e Nju Jorkut dhe Viskonsinit. /E.A / NOA.al