Transmetuar më 27-10-2020, 22:53
Prej kohësh në media përflitej se Bora dhe Donaldi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Mirëpo kjo ndarje duket se ka qenë vetëm një krizë në çift pasi Bora dhe Donaldi janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Çifti së fundmi ka postuar foto nga i njejti vend dhe gjithashtu kanë filluar të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram.
Ndërkohë, burime për “Iconstyle.al” bëjnë të ditur se Donaldi i ftuar në “Shiko kush luan”, ka pranuar faktin se është rikthyer me Borën.
Emisioni është regjistruar disa ditë më parë, por do dalë në transmetim këtë të shtunë.