Transmetuar më 27-10-2020, 18:59

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane sapo mbërriti në Aeroportin e Orios, në Bergamo.

32-vjeçari Erjon Hysenaj ishte shpallur në kërkim për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës.

Në qershor të vitit të kaluar, policia italiane organizoi operacionin anti-prostitucion dhe anti-drogë të quajtur "Telepass" dhe përveç të arrestuarve kishin shpallur në kërkim Erjon Hysenaj dhe 26-vjeçarin Haxhi Mulaj.

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Sipas hetuesve, të dy shqiptarët ishin pjesë e organizatës kriminale me origjinë shqiptare, e cila së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë rumunë dhe italianë, ishin dedikuar për shfrytëzimin e prostitucionit përgjatë rrugës Emilia, midis Reggio dhe Parma, por edhe me aktivitete në trafikun e drogës, si dhe vjedhje shtëpish dhe grabitje. /k.k/noa.al/