Transmetuar më 27-10-2020, 17:15

284 raste të reja i shtohen të prekurve të tjerë me koronavirus në 24 orët e fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në total janë bërë 1 mijë e 278 testime ditore.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd.

7 pacientë kanë humbur jetën në dy spitalet COVID. Ata janë një infermiere 50-vjeçare nga Elbasani një mjek 64-vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare, një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana, një-78 vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. 9

Aktualisht po marrin trajtim mjekësor 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë janë shëruar 103 të tjerë. /k.k/noa.al/