Transmetuar më 27-10-2020, 16:12

Kosova regjistroi 197 raste të reja të prekurish me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve shëndetësore atje, janë bërë 1 mijë e 18 teste për raste të dyshuara.

Ndërkohë tre pacientë e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

48 persona janë shëruar plotësisht, dhe e kanë kaluar rrezikun.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë aktivë 2 mijë e 478 raste.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 18 mijë e 345 të prekur me COVID-19. /k.k/noa.al/