Transmetuar më 27-10-2020, 15:29

Këto janë pamjet brenda kampit Al-Hol në Siri ku u nxorrën prej andej fëmijët shqiptarë.

Mësohet se operacioni u realizua në kohën kur rojet e sigurisë po ndërronin turnet.

Kanë qenë Forcat e Antiterrorit ato të cilat kanë publikuar sot pamjet nga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve në këtë kamp.

Në fund arritën të nxirreshin 4 fëmijë dhe një grua, të cilët u riatdhesuan sot në Shqipëri.

Në video shihen vendbanimet e shqiptarëve, të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira brenda këtij kampi. /k.k/noa.al/