Transmetuar më 27-10-2020, 14:46
Një 21-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi kishte dhunuar familjarët dhe i kanosi ata me thikë.
I riu me inicialet A. L., 21 vjeç, banues në Kurbin, u kap me një thikë në dorë, me të cilën kanoste familjarët e tij.
21-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërim, por i ka kundërshtuar ata dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.
Më pas ai është vënë në pranga dhe u shoqërua në komisariat.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale "Dhuna në familje","Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta","Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" dhe "Shkatërrimi i pronës”. /k.k/noa.al/