Transmetuar më 27-10-2020, 14:04

Moderatorja e  sportit Eva Murati me pamjet e saj dhe mënyrën e komunikimit ka tërhequr së fundmi edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Moderatorja e Champions League u komentua së fundmi në mediat greke, duke e krahasuar me prezantuesen sportive italiane, 29-vjeçaren, Diletta Leotta,  e njohur për transmetimet e saj në Seria A.

Përtej vlerësimeve mediatike, ka edhe një anë tjetë medalja.

Eva ka tërhequr dhe vëmendjen e aktorit turk me origjinë shqiptare Can Yaman. Pas disa reagimeve “on line”, duket se ata janë njohur madje kjo është pranuar nga vetë Eva Murati.

E ftuar në “Wake Up”, Eva tha se ai është një djalë simpatik, por nuk tregoi më shumë detaje rreth raportit mes tyre.

“Është djalë simpatik, i suksesshëm, ishte me origjinë shqiptare. Por që nuk di çfarë mund të them tjetër”, – tha shkurt Eva.

Kujtojmë se më herët Eva Murati ka pasur një lidhje me djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

/NOA.al