Transmetuar më 27-10-2020, 13:10

Kryetari i Partisë Dmokratike, Lulzim Basha në një tjëtër bashkëbisedim sot me gazetarët nga selia blu ka ngritur sërish shqetësimin për situatën e pandemisë në vend.

Basha theksoi se ekipet e shëndetësisë së PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID, por atyre u refuzohet tamponi.

Ai tha se edhe ekspertë shqiptarë që ndjekin jashtë kurbën e infeksionit në Shqipëri kanë ngritur alarmin.

Basha shooi se numri i infeksioneve në vend është shumë herë më i lartë se ai që raportohet, madje shkon deri në 2500 në ditë.

“Ekipi i shëndetësisë ka marrë një sërë denoncimesh të ardhura nga qytetarë”, theksoi basha,  – “që raportojnë simptoma të infektimit dhe nuk ju bëhet tamponi prej ditësh. Ka arritur në shifra disa herë më të larta”.

-“ Vetëm ditë e djeshme mjekë, specialistë, infetkologë të vendit dhe ekspertë shqiptarë që po ndjekin kurbën infeksionit nga jashtë kanë ngritur alarmin se numri i infeksioneve në Shqipëri është shumë më i larë. Bëhet fjalë për të paktën 2500 infeksione në ditë”.

“Ekipi ynë po  e ndjek situatën me shqetësim të madh. Sot nuk kemi jetët dhe të dhenat e nevojshme për numrin e të infekturve realë. Për fat të keq numri i fataliteteve është shumë më i larë se ai që raportohet. Edhe transparenca për Covid është kthyer në funksion të propagandës. Por kjo nuk e fsheh përhapjen e virusit.”

Basha dhe edhe detaje.  -“Vetëm në spitalin Matit dje raportet mbyllja e disa pavioneve për shkak të infektimit të mjekëve”, tha ai.

“Qindra pacietë nuk do të arrijnë të marrin shërbimin. Situatë e ngjashme raportohet në spitale të tjera rajonale. Në të gjitha spitalet kryesore të Tiranës infektimi dhe karantinimi i mjekëve është kthyer në problem panik. Ky është problemi më i madh me të cilin ballafaqohen shqiptarët”-  tha Basha

Kreu i PD-së bëri edhe njëherë thirrje që të rritet numri i testimeve.

Një mbyllje e dytë do të ishte e dëmshme për ekonominë tonë, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, paratë nuk kanë shkuar për shqiptarët, por për oligarkët.

“Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju. Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë. 6 muaj pas sakrificës së shqiptarëve ekonomia është në kolpas. Paratë e shqiptareve në kohë krizë nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët.  Shqipëria ka shpenzimet më të larta për oligarkët dhe koncesionet”, u shpreh kreu demokrat.

Lidhur me inceneratorët Basha edhe nje herë i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet e vërteta për  korrupsionin e madh qeveritar me tenderat, që tha se i kanë shkauar miliona euro dëm shtetit.

/NOA.al