Transmetuar më 27-10-2020, 11:44

Infektimi masiv i edukatoreve nga koronavirusi ka detyruar autoritetet lokale të mbyllin për dy javë kopshtin “Sami Frashëri” në Peqin.

Mësohet se 6 edukatore kanë rezultuar pozitive për Covid-19.

Kopshti “Sami Frashëri” ka rreth 100 fëmijë që e frekuentojnë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi dje për 8 raste të reja në Peqin.

/S.H /NOA.al