Transmetuar më 27-10-2020, 11:34

Foshnja e porsa lindur u dërgua me urgjencë në Spitalin Waikato, Zelandë e Re, mbrëmjen e së dielës, pasi u kafshua nga qeni brenda shtëpisë, tha policia.

Stafi i spitalit kishte qenë duke trajtuar të porsalindurin në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal.

Policia nuk mund të konfirmonte gjininë e foshnjës ose racën e qenit.

Qeni u kap dhe u dërgua në strukturën e kontrollit të kafshëve në Këshillin e Qytetit Hamilton.

Këshilli tha se hetimi i vazhdueshëm policor do të vendosë se çfarë do të ndodhë me kafshën.

Menaxherja e kontrollit të kafshëve në Këshillin e Qytetit Hamilton Susan Stanford tha se një vendim për të ardhmen e kafshës nuk ishte marrë ende.

‘Vendimi në lidhje me kafshën do të merret nga hetimi në vazhdim i policisë”, tha ajo.

Të dhënat e marra nga Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re zbuluan se ishin 4,958 persona që u shtruan në spitalm, pas sulmit të qenve mes periudhave midis 2004 dhe 2014.

Studimi zbuloi se shumica e sulmeve ndodhnin në shtëpi. Fëmijët nën 10 vjeç ishin më të prekurit e këtij fenomeni.

/NOA.al