Transmetuar më 27-10-2020, 11:31

Mbi 300 persona provojnë të ngjiten në majën e Everestit, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave qëndrojnë në mal, pasi është shumë e vështirë të tërheqësh trupat e tyre poshtë.

Shumë prej trupave qëndrojnë të fshehur nën shtresën e dëborës.

Por një pjesë ndodhen akoma në sipërfaqe atje ku kanë vdekur pas përpjekjeve për të kapur majën e malit më të lartë në botë.

Ata qëndrojnë atje duke u treguar vështirësitë e ngjitjes së malit të tjerëve.

Identiteti i disave prej tyre ka ngelur mister, por emrat dhe ngjarjet tragjike janë të njohura për zonën.

Imazhi tregon një linjë të gjatë të aventurierëve që kalojnë mbi një litar të lidhur me një kufomë të ngrirë, e cila varet mbi malin pothuajse 9,000 metra mbi nivelin e detit.

/S.H /NOA.al