Transmetuar më 27-10-2020, 10:55

Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga arrest me burg me detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN-së së një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18-vjeçarit Devis Hoti, të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e 18-vjeçarit tha se djali u mbajt padrejtësisht për 8 muaj në burg pa asnjë provë, ndërsa kërkoi që policia të gjejë autorin e vrasjes së 45 vjeçarit me të cilin ata janë edhe kushërinj.

Valbona Hoti ishte shprehur vazhdimisht se djali i saj është i pafajshëm dhe këtë tha ajo e tregoi edhe vendimi i fundit i gjykatës.

Flamur Duçi u gjet i vrarë më 19 dhjetor të vitit te kaluar para dyqanit të tij në fshatin Mborje.

Policia arrestoi pas përgjimeve dhe provave si autor të dyshuar 18 vjeçarin Devis Hoti.

U pretendua se ai ishte konfiktuar me viktimën për motive banale, por pas daljes nga burgu është vënë sërish në dyshim arrestimi i tij.