Transmetuar më 27-10-2020, 10:12

Floresha Rasha do të kthehet sot në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha.

Iku ndryshe në 2013 në Siri, por sot Floresha kthehet me karrocë me rrota për invalidët.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të që ka përfunduar në karrocë, por fatmirësisht sot do të kthehet në vendin e saj bashkë me tre fëmijët.

Bashkë me anëtarët e familjes Rasha, është marrë nga kampi Al-Hol dhe Endri Dumani, 11 vjeçari që qëndronte në kamp prej 6 vitesh.

Ndërkohë, motra e tij Eva Dumani mësohet se pasi ka bërë gati të vëllanë për ta dorëzuar te Gjysmëhëna e Kuqe, është fshehur.

Drama për këtë familje ka nisur 7 vite më parë, në 16 janar 2013 kur Diamant Basha mori bashkëshorten Floresha dhe tre fëmijët dhe u nisën drejt Sirisë.

Të ardhur në Tiranë nga fshati Sllovë i Dibrës, familja Rasha ishte një familje modeste e kryeqytetit. Bashkëshorti, Diamanti punonte si shpërndarës picash dhe me këtë punë mbante familjen.

Por ai frekuentonte dhe një xhami në zonën e Unazës së Re, aty ku imam ishte Genci Balla, një person i dënuar nga drejtësia si rekrutues i besimtarëve dhe që i dërgonte ata në Siri.

I rekrutuar nga Genci Balla, Diamant Rasha vendos që në 2013 të marrë bashkëshorten dhe tre fëmijët dhe të niset drejt Sirisë.

Një vit pas mbërritjes në Siri, Diamanti u ekzektua me snajper në luftë, ndërsa la rrugëve Florëshën dhe tre fëmijët, Amarin, Emelin dhe Hatixhen. Prej atëherë, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, por rojet e kampit e ndaluan.

/NOA.al