Transmetuar më 27-10-2020, 09:42

Pjesë e një hetimi që ka nisur prej kohësh, prangoset edhe një ish-zyrtar i lartë.

Zyrtarë të AKBN-së dhe bizensmenë akuzohen se i shkaktuan dy milion dollarë dëm shtetit.

Ata shfrytëzuan puse nafte, por nuk investuan.

Mes të arrestuarve është edhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i Hidrokarburëve në AKBN. Ai u arrestua sot, sapo u kthye nga Turqia.

Në janar 2019 Gradeci dha dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milion euro.

Sa i përket biznesmenit Berberi, mësohet se edhe ai ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë, por nuk është arrestuar ende.

Zyrtarët u arrestuan në kuadër të operacionit “Akciza” dhe akuzohen për “shpërdorim detyre.

Të arrestuarit dhe rolet e tyre

Klodian Gradeci,  ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së

Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës

Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës

Qani Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre

Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre

Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve

Në kërkim

Biznesmeni Isuf Berberi, aksioner i kompanisë Fufarma’

Në arrest shtëpie

Rezarta Sulejmani

/NOA.al