Transmetuar më 27-10-2020, 08:40

Zbardhet në kohë rekord tentativa për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen pesë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete.

Autorët ishin veshur si policë të maskuar dhe tentuan të vidhnin banesën e Fidel Caushit.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për gjetjen e armës me të cilën autorët do kryenin vjedhjen.

Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht: Alfred Shametaj, 31 vjeç, Lulzim Elmazaj, 29 vjeç, Endrit Sinaj, 26 vjeç, Enerik Meçaj, 34 vjeç, banues në Selenicë dhe Endrit Dhimaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/NOA.al