Transmetuar më 27-10-2020, 00:00

Këtë mbrëmje në emisionin "Open" në Top Channel u fol për partitë e reja që po krijohen në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emision, deputeti Muslim Murrizi tha se këta politikanët aktualë janë hipokritë që shtiren sikur zihen më njëri-tjetrin.

Murrizi bëri thirrje që me 25 prill, qytetarët t’I japin fund me votë kësaj hipokrizie.

“Për cilët politikanë po flasim? Këta që bëjnë sikur zihen e ndajnë bashkë tenderat dhe paratë publike. Unë kam qenë deputet 29 vjeç. Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin. E shikoja si kundërshtar. Tani kur i shikoj tek i japin dekorata, më duket hipokrizi.

Ai është komunist. Unë skam pasur asnjë pjesëtar të familjes në Partinë Komuniste. E vetmja parti që ska dalë nga zyrat e Ramiz Alisë apo nga zyrat e sigurimit”- tha Murrizi.