Transmetuar më 26-10-2020, 23:43

Deputeti Myslim Murrizi është përfshirë në debat me analistin Vehap Kola në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

Murrizi kundërshtoi mendimin e analistit Kola, i cili u shpreh se partitë e krijuara, nuk rrezikojnë votat e PD, ndërsa iu drejtua me ‘zotërote’.

Kjo bëri që Kola t’i përgjigjej se nuk debaton me burra me “zë të hollë”.

Debati:

Kola: Nuk flas me njerëz pa kulturë

Murrizi: Zotërote…

Kola: Hiqeni si i thjeshtë, por po tregoheni shumë elitarë.

Murrizi: Ky është një nga votuesit e PD.

Kola: Nuk debatoj me burra që kanë zë të hollë.

Murrizi: Të ftoj ta provosh sa të hollë e kam zërin. Përmend zërin e hollë, rruaj vetullat Vehap.