Transmetuar më 26-10-2020, 20:23

Pjesa e tretë e takimit mes Anës dhe Beartit, në "Përputhen" në Top Channel, mori një rrjedhë komplet tjetër. Duke parë ndrojtjen për t’u shprehur të Beartit, Ana mendoi një zgjidhje, lojë me pyetje apo dënim.

Bearti u “dënua” i pari dhe për këtë arsye, Ana i kërkoi që të heqë bluzën e të ekspozojë format trupore, veprim që djali zgjodhi ta refuzojë në studio.

Ndërkohë, Ana u “dënua” nga Bearti me një puthje, gjë të cilën bukuroshja nuk e kishte problem ta realizonte.

Kjo metodë e të pyeturit, nuk ishte parë ende këtë sezon të “Për’Puthen 2”. Por gjatë sezonit të parë, Dejvi e ka aplikuar disa herë këtë gjë, në takimet e bëra me Margaret dhe Edonën.