Transmetuar më 26-10-2020, 18:40

NASA ka zbuluar se edhe në Hënë ka ujë.

Sipas shkencëtarëve, në Hënë ka shumë “gracka uji” të vogla dhe të mëdha të përhershme, pra zona ku uji mund të bllokohet përgjithmonë.

Në revistën “Nature Astronomy” thuhet se kjo sasia e ujit mund të mbulojë një sipërfaqe totale deri në 40 mijë kilometra katrorë.

Misionet e ardhshme pritet që të zbulojnë edhe më shumë rreth kësaj gjetjeje.

NASA synon të kthejë astronautët e saj në Hënë në vitin 2024 si pjesë e programit Artemis, pasardhësi i programit historik Apollo të viteve 1960 dhe 1970. /k.k/noa.al/