Transmetuar më 26-10-2020, 16:19

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 288 persona, nga 1 mijë e 304 testime për raste të dyshuara.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë,10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë, 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Tre pacientë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 480 që nga fillimi i epidemisë.

Ata janë një 50-vjeçar nga Lezha, një 56-vjeçare nga Tirana, një 88-vjeçar nga Tropoja.

Situata rëndohet në dy spitalet COVID, me 280 pacientë që po marrin shërbim. 14 në terapi intensive dhe 9 të tjerë në intubim.

51 të tjerë e kanë mpostur virusin e rrezikshëm. /k.k/noa.al/