Transmetuar më 26-10-2020, 15:43

Dy makina plot me lëndë drusore janë bllokuar në autostradën Milot-Morinë. Policia thotë se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për një mjet kamionçinë dhe një furgon, të cilët janë bllokuar. Drejtuesit e automjeteve u proceduan penalisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasit A. S. dhe Gj. Ll. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. S., 41 vjeç dhe Gj. Ll., 57 vjeç, banues në Mirditë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar ata penalisht.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/