Transmetuar më 26-10-2020, 13:57

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se vala e dytë e pandemisë e gjen sërish kryeministrin Edi Rama të papërgatitur.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha renditi 4 hapat që sipas tij janë të rëndësishme për të përballuar situatën.

“Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur për të përballuar emergjencën. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.

Minimumi 2500 testime në ditë.

Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.

Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.

Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”.

Sipas Bashës janë humbur 4 javë kohë për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.

“Nëse paratë e taksave të shqiptarëve nga qeveria do të shkonin për të luftuar pandeminë dhe pasojat e pandemisë, atëherë rimburismi total i atyre që kurohen në shtëpi do të ishte një thërrime në krahasim me gostit që jep për koncesionet”, u shpreh Basha.

/S.H /NOA.al