Transmetuar më 26-10-2020, 10:37

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit socialistë të qarqeve me fokus zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se drejtuesit e qarqeve do të dorëzojnë një raport për zhvillimin e fushatës dhe do të raportojnë mbi ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve.

Takimi filloi në ora 09:00 në selinë e PS-së. Mbledhjet e Ramës me drejtuesit e qarqeve do të jetë e përjavshme, ndërsa kryeministri foli pas takimit të parë që është mbajtur mëngjesin e sotëm.

Rama tha se do ta votojmë sa më shpejt Kodin Zgjedhor, madje pa asnjë ndryshim.

Kryeministri tha se askush nuk mund të vërë në diskutim vendimet që merr Kuvendi, aq më pak Presidenti Ilir Meta, duke iu përgjigjur kështu kritikave që janë adresuar nga kreu i shtetit.

“Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, aq më pak Meta. Do ta votojmë sërish në Kuvend, pa asnjë ndryshim”, u shpreh Rama para mediave, teksa ligji i Kodit Gjedhor u kthye për rishikim nga Presidenti.

/NOA.al